Ramush Haradinaj: Do ta themelojmë Ministrinë e Familjes, nuk heqim dorë nga vlerat tradicionale
Kandidati për kryeministër nga AAK, Ramush Haradinaj, prezantoi një sërë iniciativash për përmirësimin e kushteve në Kosovë, duke përfshirë themelimin e Ministrisë së Familjes dhe mbrojtjen e vlerave tradicionale të familjes.
Ai theksoi investimet në infrastrukturë, si diga në lumin Manastircë për të zgjidhur problemin e ujit të pijshëm në Prizren dhe hapjen e një zone industriale për krijimin e mijëra vendeve pune.
Programi i tij parashikon rritje ekonomike, subvencione për bizneset dhe mbështetje për studentët dhe ata që janë të papunë.
Haradinaj theksoi se ky program do të realizohet me Kosovën në NATO dhe aleancën me Amerikën.
Postimi i plotë:
Do të themelohet Ministria e Familjes – Kosova Fituese 137
Nuk do të heqim dorë nga vlerat tradicionale të familjes, nuk do t’i përfillim idetë e servuara nga pushteti aktual me “prindi 1” e “prindi 2”, apo të doracakëve që tentuan t’iu imponojnë fëmijëve tanë.
Diga në lumin Manastircë do t’i japë fund njëherë e përgjithmonë problemit me ujë të pijshëm të Prizrenit.
Zona Historike do të marrë përkujdesjen e merituar.
Zona e re Industriale do të hapë mijëra vende pune për qytetarët e Prizrenit.
Programi ynë për Kosovën garanton rritje ekonomike deri në 7%. Paga mesatare do të jetë mbi 1000 e pensionet 500 euro.
150 milion euro në vit, grante pa kthim për bizneset e reja.
Do ta ulim çmimin e energjisë për 20% duke i dhënë fund kështu dominimit të mafisë energjetike.
Një miliard euro për bizneset prodhuese dhe trefishim të subvencioneve në bujqësi.
Çlirimtarët do të marrin pension pa shkëputje nga puna.
Të papunët do të kenë mbështetje financiare deri në punësim.
Bursa për të gjithë studentët, përfshirë dhe ata në universitetet private.
Këto objektiva i realizojmë me Kosovën në NATO dhe duke forcuar aleancën tonë të përhershme me Amerikën.