Ramush Ahmetaj kërkon votën e qytetarëve para 9 shkurtit: Do të jem zëri juaj në Kuvend
Kandidati i AAK’së për deputet, me numër 109 Ramush Ahmetaj, ka kërkuar votën e qytetarëve për zgjedhjet e 9 shkurtit, shkruan Periskopi.
“Zgjidhja është në duart tuaja! Jepni mbështetjen tuaj për Ramush Haradinajn, kandidatin tonë për kryeministër, i cili me vizionin e tij dhe me mbështetjen e aleatëve tanë, do të çojë Kosovën drejt anëtarësimit në NATO dhe drejt një të ardhmeje më të sigurt”, u shpreh Ahmetaj në Facebook.
Në këtë kontekst, Ahmetaj ka kërkuar besimin e qytetarëve më 9 shkurt, duke u zotuar se do të angazhohet për mbrojtjen e vlera kombëtare mbi të cilat qëndron shteti i Kosovës.
Krahas kësaj, Ahmetaj ka kërkuar që të votohet edhe Ramush Haradinaj për kryeministër.
Postimi i plotë: