Ramush Ahmetaj merr përkrahje në Qyshk, Kotradiq dhe Vranoc
Kandidati për deputet i AAK-së me numër 109, afaristi Ramush Ahmetaj, ka vazhduar fushatën elektorale në Qyshk, Kotradiq dhe Vranoc.
Ai ka thënë se nga do dhe kudo, në të gjitha anët e Kosovës po ndjehet fryma e fitores.
“Sot në Qyshk të Pejës në vendin e qendrës aty ku toka është e mbushur me dëshmorë, në këtë vend të lavdisë u masakruan 44 banorë të këtij fshati, dhe u dëbuan mbi 400. Shtëpitë e Qyshkut të Pejës u rrafshuan rrafsh me tokë, por qëndresa mbeti e përjetshme. Faleminderit banorëve të këtij fshati me histori të madhe për përkrahjen e pakursyer. Faleminderit përkrahësve, simpatizantëve dhe anëtarësisë së AAK-së në Kotradiq dhe Vranoc, të cilët pa u lodhur, po e përkrahin Koalicioni për Kosovën fituese 137. Këto vende u bën epiqendra të përkrahjes për Kosovën fituese! Janë dhe mbetën vatra të unitetit dhe vizionit për një të ardhme më të mirë”, ka shkruar Ahmetaj në “Facebook”.