Ramush Ahmetaj: Masiviteti i mijëra qytetarëve për AAK-në, dëshmi se ky popull nuk e duron mashtrimin

Ramush Ahmetaj: Masiviteti i mijëra qytetarëve për AAK-në, dëshmi se ky popull nuk e duron mashtrimin

Kandidati për deputet i AAK-së me numër 109, afaristi Ramush Ahmetaj, ka marrë pjesë në tubimin elektoral në qytetin e Obiliqit.

Ai ka thënë se po vazhdon mbështetja e madhe Për Kosovën Fituese 137.

Afaristi Ahmetaj ka thënë se masiviteti i mijëra qytetarëve për AAK-në, dëshmi se ky popull nuk e duron mashtrimin dhe izolimin.

“Obiliqi ishte takimi i radhës me qytetarët, ku AAK-ja me partnerët e saj të koalicionit mori përkrahje të fuqishme për ndryshimin e madh që do të ndodhë më 9 shkurt. Obiliqi sikurse edhe shumë qytete të tjera që kanë mbetur pa përkrahjen e qeverisë Kurti për katër vite të qeverisjes, janë dëshmia më e mirë se këtij pushteti do t’i vijë fundi më 9 shkurt. Masiviteti dhe entuziazmi i mijëra qytetarëve, kudo që kemi shkuar këto ditë të fushatës, është dëshmi se ky popull nuk e duron mashtrimin dhe izolimin! Falënderues të gjithë atyre qytetarëve që po i besojnë programit të koalicionit Për Kosovën Fituese 137 dhe kandidatit tonë për kryeministër Ramush Haradinaj”, ka shkruar në “Facebook” Ahmetaj.

Shpërndaje në: