Ramush Ahmetaj: Deçani panteoni i mijëra dëshmorëve që ranë për liri
Kandidati i AAK’së për deputet Ramush Ahmetaj, ka publikuar pamje pas tubimit të partisë në Deçan, shkruan Periskopi.
“Sot në Deçan, në vendin e kthesave të mëdha historike, këtu ku i ka fillet liria, Deçani i flamurtarëve, panteoni i mijëra dëshmorëve që ranë për liri”, shkroi Ahmetaj në Facebook.
Postim i plotë:
Sot në Deçan, në vendin e kthesave të mëdha historike, këtu ku i ka fillet liria, Deçani i flamurtarëve, panteoni i mijëra dëshmorëve që ranë për liri, këtu ku u lindën e u rritën fitimtarët e të gjitha luftërave çlirimtare, u organizua tubim madhështor në mbështetje të Koalicionit “Për Kosovën Fituese”. Këtu ku numri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës 137, nuk është vetëm numër por është energji motivuese për secilin që mendon fuqishëm për të nesërmen e lumtur dhe të ardhmën e sigurtë. Deçani vendi ku u morën vendime të mëdha historike, e ku më 9 shkurt nga ky tubim kaq i madh, qytetarët e Deçanit do ta votojnë unanimisht Koalicionin “Për Kosovën Fituese” 137, do të votojnë Ramush Haradinaj për Kryeministër të Kosovës, liderin më stabil dhe më të mirë që njeh Kosova. Votoni 137 për të ardhmen e juaj dhe brezit të ri, në rrugën drejt suksesit. Projektet tona për të ardhmën janë për qytetarin. Projektet tona, progamin tonë, rrugën drejt fitorës e diskutuam këto ditë në takimet e shpeshta që patëm nëpër të gjitha fshatrat e Komunës së Deçani. Votoni Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës 137, kjo është rruga drejt Fitores! Falemnderit prej secilit që na premtuat përkrahjen dhe votën tuaj më 9 shkurt. Vota e secilit prej jush përcakton fatin e Kosovës për ndryshimin e madh progresiv, për një Kosovë më shumë mundësi e jetë më të mirë.
Votoni 137 për Kosovën Fituese
Votoni Ramush Haradinaj nr.1
Votoni 109 Ramush Ahmetaj njeriun që nuk u zhgënjen kurrë!