Ramos u lëndua keq në ndeshjen kundër Kosovës, mungon ndaj Barcelonës dhe Liverpoolit
Ndeshja me Kosovën i ka kushtuar Sergio Ramosit dhe Real Madridit tepër shumë. Ai mësohet se është lënduar keq në pulpën e këmbës derisa po nxehej për t’u futur në lojë.
Ramos u paraqit për herë të 180 për Kombëtaren e Spanjës, duke e rritur edhe më shumë rekordin e tij të paraqitjeve.
Ai luajti për fare pak minuta ndaj “Dardanëve”, por duket se kaq mjaftoi që ai të lëndohej keq dhe të humbte “El Classico”-n kundër Barcelonës dhe ndeshjet kundër Liverpoolit në Champions League, përcjell Periskopi.
Vetëm katër minuta luajti z. Ramos në fitoren e Spanjës 3-1 ndaj Kosovës në kuadër të Kualifikimeve për Botëror “Katari 2022”.
Goal.com raporton se gjatë kohës sa ai po nxehej e ndjeu një therje në pulpën e këmbës.
Ai shkroi në Instagram një postim emocional ku tregonte se do të mungonte në ndeshjet kyçe e përcaktuese të Real Madridit për këtë sezon. /Periskopi