Ramos u ka thënë futbollistëve të Real Madridit të mos pranojnë shkurtesë page për transferimin e Mbappe
Pas një sezoni pa trofe, është e qartë se Real Madridi ka nevojë për ristrukturim.
Dhe duket se pikërisht kjo është duke ndodhur, transmeton Periskopi.
Dhe jo, nuk po flasim vetëm për ‘Bernabeun’.
Zinedine Zidane lansoi sulme drejt presidentit Florentino Perez në proces. Pastaj, nga askund, ata riemëruan Carlo Ancelottin.
Dhe thuhet se do të ketë shumë ndryshime në stafin teknik.
Disa nga figurat e vjetra pritet të largohen, me kapitenin Sergio Ramos që është në krye të listës. Qendërmbrojtësi spanjoll dështoi të nënshkruante kontratë të re me klubin dhe duket se e ka të sigurtë largimin si agjent i lirë.
Por, njejtë si Zidane, largimi i tij nuk po kalon pa zhurmë.
Kjo pasi, sipas Jose Ramon de la Morena, drejtori dhe prezantuesi në radio programin ‘El Transistor’, Ramos ka telefonuar bashkëlojtarët e tij te Real Madridi dhe u ka thënë të mos pranojnë shkurtesë në pagë pasi paratë do të shërbejnë vetëm për transferimin e Kylian Mbappe.
De la Morena zbuloi se një futbollist i pazbuluar ka njoftuar klubin se Ramosi po e bën këtë.
El enfado del Real Madrid con Sergio Ramos: Ha pedido a compañeros que no acepten la rebaja salarial porque cree que es para pagar a Mbappé
? Informa @jrdelamorena en @ElTransistorOC
https://t.co/3c9bzIb5H9— Onda Cero (@OndaCero_es) June 1, 2021
Real Madridi ka kërkuar nga futbollistët e vetë të pranojnë shkurtesa në pagë pas krizës nga pandemia Covid-19, e cila i ka lënë ‘Los Blancos’ në pozitë të vështirë.