Ramos pranon ofertë të madhe nga një skuadër arabe

Ramos pranon ofertë të madhe nga një skuadër arabe

Sergio Ramos ka kontratë me Parisin deri në fund të këtij sezoni, por spanjolli mund të largohet si futbollist i lirë në muajin qershor.

Mediumi francez “L’Equipe” ka shkruar, të enjten, se për 37-vjeçarin, ofertë të jashtëzakonshme ka dhuruar një klub i Arabisë Saudite.

Sipas mediumit francez, Al-Hilal po përgatitet për t’i ofruar qendërmbrojtësit spanjoll kontratë dyvjeçare, nga e cila Ramos do të përfitonte 30 milionë euro në sezon.

Ramosi me PSG-në në këtë edicion ka zhvilluar 36 ndeshje në të gjitha garat.

Ka shënuar dy gola dhe e ka një asistim.

Shpërndaje në: