Ramos e dinte për planin e PSG që nga viti 2019: “Do ta krijojnë një super-skuadër me mua dhe Messin”

Ramos e dinte për planin e PSG që nga viti 2019: “Do ta krijojnë një super-skuadër me mua dhe Messin”

Sergio Ramos parashikoi gjithçka për super-skuadrën e Paris Saint Germain.

19 muaj më parë do të ishte i paimagjinueshëm një transferim i Lionel Messi te PSG, e aq më pak të mendohej se Messi e Ramos do të jenë shokë skuadre.

Ramos kishte paralajmëruar presidentin e Real Madrid, Florentino Perez për këtë gjë, por të gjithë mendonin se ai po bënte blof për të përfituar në pagë.

“Më kanë thënë se PSG do të bëjë një skuadër madhështore me Messin dhe mua”, thuhet t’i ketë thënë Ramos Perezit, sipas Josep Pedrol, transmeton Periskopi.

Sigurisht, asokohe kjo vërtetë do të tingëllonte çuditshëm, por me ngjarjet e javës së fundit, konfirmohet se Ramos ka pasur të drejtë.

Sergio Ramos dhe Lionel Messi do të jenë tani shokë skuadre te PSG, pas shumë viteve rivalitet mes tyre, kur dyshja mbronin ngjyrat e Real Madrid e Barcelona /Periskopi/

Shpërndaje në: