Ramiz Brahimaj triumfon në UFC, bën një dedikim emocionues për babagjyshin

Luftëtari shqiptar në UFC, Ramiz Brahimaj, ka arritur një fitore spektakolare në ngjarjen UFC 309, duke mundur me nokaut që në raundin e parë kundërshtarin Mickey Gall.
Brahimaj tregoi shpirt gare dhe aftësi të jashtëzakonshme, duke e mundur Gallin në një nga skenat më të mëdha të arteve marciale mikse.
Teksa, këtë performancë për t’u mbajtur mend, ai ia kushtoi babagjyshit të tij, i cili nuk jeton më dhe i emocionuar, Brahimaj, foli në shqip përballë një publiku të gjithë amerikan, duke bërë edhe gjestin e famshëm të shqiponjës me duar.
Brahimaj i vendosi gjithashtu plisin në kokë komentatorit të njohur të UFC, Joe Rogan, ndërkohë që ai e përshëndeti me entuziazëm për këtë fitore të madhe.
Fitorja ka treguar se e ardhmja e Brahimajt në UFC është shumë premtuese.