Rami Hadar zyrtarizohet nesër si trajner i Kosovës

Rami Hadar zyrtarizohet nesër si trajner i Kosovës

Rami Hadar do të jetë trajneri i ri i kombëtares së Kosovës në basketboll.

Siç merr vesh Klankosova.tv marrëveshja me të është arritur dhe do të zyrtarizohet nesër.

Hadar arriti vetëm disa muaj më parë në Kosovë, duke arritur të fitonte titullin me skuadrën e Pejës.

Peja e mposhti Trepçën në serinë e finaleve me rezultat 3-2.

Trajneri Hadar ka një përvojë të madhe në ligen izraelite dhe EuroLeague ku ka udhehequr ekipet më të medhaja izraelite si Maccabi Tel Aviv, Maccabi Haifa, Hapoel Afula, Hapoel Be’er Sheva etj.

Shpërndaje në: