Ramë Lahaj: Nexhmije Pagarusha,  të na falësh që s’bëmë aq sa duhet për ty

Ramë Lahaj: Nexhmije Pagarusha,  të na falësh që s’bëmë aq sa duhet për ty

Sot në moshën 86 vjeçare ka ndërruar jetë artisja e madhe e kombit shqiptar, Nexhmije Pagarusha. Kanë reaguar njerëz të shumtë nga bota e artit dhe këngës të cilët e kanë njohur nga afër Nexhmijen e që janë rritur me zërin e saj.

I trishtuar me lajmin për vdekjen e saj është edhe tenori kosovar me famë botërore, Ramë Lahaj.

Lahaj thotë se i është këputur shpirti nga një lajm i tillë  dhe se i dhemb që nuk ka mundësi ta shoh për të fundit herë.

Ramë Lahaj gjithashtu ka rikujtuar faktin që shteti nuk ka bërë aq sa duhet për një artiste si Nexhmije Pagarusha.

Reagimi i plotë i Ramë Lahajt:

Zemër plas!

Më këpute shpirtin Nanush!

Ajo që dhembë tmerrësisht shumë është që s’do të kem me mundësi të vij e të të përqafoj fizikisht por ne shpirt e mendje do të ruaj përherë kujtimin e veprën e madhe që na le sepse gjenerata të tëra, nder breza jem rritur me zërin tënd hyjnor.

Të na falësh që si shtet, nuk bëmë aq sa duhet për ty, por nuk bëmë kurrë për askënd që e ngriti lart ne piedestal artin dhe figurën e shqiptarit. Por kështu jemi ne. Luftë hijenash bëjmë vetëm për karrige.

Lamtumirë nanush!

Ta dish që sa të kem frymë e kudo në botë do mburrem me ty dhe artin tënd hyjnor.

U prehsh në paqe zëri i Kosovës, Nexhmije Pagarusha.

 

Shpërndaje në: