Ramdani për derbin: Asnjëra prej ekipeve nuk e merituam fitoren
Trajneri i Gjilanit, Zekirija Ramadani është ndarë i kënaqur me pikën e fituar ndaj Dritës në derbin e xhiros së 16 të Superligës së Kosovës, i cili u mbyll me shifrat 1:1.
Sipas Ramadanit, barazimi në këtë ndeshje ishte epilogu real, pasi asnjëra prej skuadrave nuk e kanë merituar fitoren.
“Ishte një derbi i vërtetë më shumë duele, mendoj se e kemi menaxhuar mirë situatën edhe ndeshjen. Në shënuam të parët dhe ishim afër fitores, por në fund na ndëshkoi Drita për të barazuar. Epilogu real ishte barazimi, pasi asnjëra prej ekipeve nuk e merituam fitoren për shkak se nuk krijuam shumë raste”, tha Ramadani.