Ramazani në kohën e Koronavirusit: A do të rrezikohen më shumë myslimanët nëse agjërojnë?
Muaji i Ramazanit ku myslimanëve aktivë iu kërkohet të agjërojnë për gjithë pjesën e ditës dhe të hanë në mbrëmje do të nis nesër, për herë të parë në kohën e pandemisë. Por, çka thonë ekspertët shëndetësor për një gjë të tillë?
A mund të shkaktojë agjërimi rrezik më të lartë për infektim me Koronavirus për shkak të dehidratimit të trupit?
Sipas rekomandimeve të lëshuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh) në lidhje me pandeminë e koronavirusit të ri Covid-19, njerëzve iu kërkohet që të punë shumë lëngje në mënyrë që të mbajnë fytin dhe traktet respiratore të lagështa, shkruan GulfNews, përkthen Periskopi.
Ekspertët shëndetësorë thonë që pirja e ujit parandalon dehidratimin, por nuk parandalon askënd nga infektimi me koronavirusin e ri.
Dr.William Schaffner, një ekspert i sëmundjeve infektive nga Universiteti Vanderbilt, tha se megjithëse profesionistët mjekësorë zakonisht rekomandojnë pirjen e lëngjeve kur janë të sëmurë, pirja e më shumë ujit nuk do t’i ruajë ata nga infektimi me koronavirus.
Sipas studimeve të fundit shkencore, agjërimi është sekreti për një jetë më të gjatë e më të shëndetshme.
Ndërkohë, sipas klerikëve myslimanë frika se mund të sëmuresh nuk është arsye për të lënë agjërimin gjatë ramazanit. Por megjithatë, e jep një leje të tillë për njerëzit me shëndet të dobët që mund të rrezikojnë jetën e tyre. /Periskopi