Ramadani:Ka një mos-koordinim në mes të krerëve të institucioneve

Ramadani:Ka një mos-koordinim në mes të krerëve të institucioneve

Burim Ramadani, ish-kryeinspektor në AKI, u shpreh kritik ndaj institucioneve shtetërore lidhur me bashkëpunimin e bashkërendimin e aktiviteteve të tyre karshi situatës politike e të sigurisë në vend, duke vlerësuar se ka një ç’akordancë në mes tyre.

Ramadani duke komentuar për situatën politike e të sigurisë në vend,si dhe për  mos-koordinimin  në mes të krerëve të institucioneve, tha se është një shpërfaqje e një dallimi që ka ekzistuar edhe më herët në mes të Presidentes, Kryetarit të Parlamentit dhe të Kryeministrit.

“Ka një kohë të gjatë që institucionet shtetërore marrin vendim të individualizuar dhe jo konceptuale”, tha Ramadani në “InfoPlus”, në RTK.

Ai, tutje tha se kjo situatë, tashmë, ka kaluar në publik, teksa shtoi se është eskalim i debatit të munguar në mes të institucioneve, në raport me ndërkombëtarët, në raport me institucionet vendore dhe kjo, sipas Ramadanit, ka qenë  pritshme që kjo të shpërfaqej edhe në publik.

Ndërkaq lidhur me avancimin e Kosovës në NATO, si anëtare e asociuar e kësaj organizate, Ramadani duke enë kritik ndaj deklaratave të bartësve të institucioneve shtetërore për këtë yshtje, tha se duhet dhen vlerën që i takon një hap i tillë.

“Avancimi i Kosovës në NATO si anëtare e asociuar nuk është një hap drejt anëtarësimit të plotë në këtë organizatë. Serbia ka më shumë se dhjetë vjet që është anëtare e asociuar dhe ende larg është anëtarësimit të saj në NATO. Pra jepjani vlerën që i takon. Asambleja Parlamentare e NATO-s është një organizatë e rëndësishme e debatit, e vlerave të NATO-s, urë lidhës e diskutimit për atë se çfarë është NATO”, tha Ramadani.

Kurse lidhur me ngjarjet e një viti më parë në veri të vendit, veçmas në Zveçan, Ramadani tha se ka pasur arrestime të pakta, derisa shtoi se institucionet e sigurisë së Kosovës kanë hapësirë të punojnë edhe më shumë në identifikimin dhe kapjen e tyre, por edhe diplomacia e vendit duhet të bëjë më shumë lobim që diplomacia ndërkombëtare të rrisë presionin ndaj Serbisë që t’i dorëzojë ata huliganë, sidomos ata që janë shtetas të Kosovës.

Shpërndaje në:
TË NGJASHME
Hoti e uron Trumpin por falënderon edhe Bidenin e Harrisin: Miqësia e përhershme Kosovës me SHBA është një nga shtyllat kryesore

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka uruar Donald Trumpin dhe…

“Urime gjysh, të dua” – mbesa gëzohet për fitoren e Trumpit

Në mesin e shumë urimeve për fitoren e Donald Trumpit si president i Amerikës, është…

Krasniqi uron Trumpin: Rizgjedhja e tij është dëshmi e forcës së demokracisë amerikane

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në emër të Partisë Demokratike të Kosovës,…

Bedri Hamza uron Trumpin: Zoti e bekoftë Amerikën dhe miqësinë tonë të përhershme!

Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosvës, Bedri Hamza e ka uruar Donald Trumpin për…

Abdixhiku uron Trumpin: Rikthimi i Kosovës në agjendën e Uashingtonit është interes nacional i popullit

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka uruar Donald Trump pas shpalljes së fitoren për presidentet…

Shefi i NATO’s uron Trump: Udhëheqësia e tij do të jetë edhe një herë kyçe për ta mbajtur aleancën të fortë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, e ka uruar Donald Trumpin për fitoren si…

Ahmeti uron Trumpin: Shpresoj të vazhdojë përqendrimi amerikan në Ballkan

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, në një postim në Facebook e ka uruar Donald Trumpin…

Rama uron Trumpin: Fitore e jashtëzakonshme, mezi pres të punoj me Presidentin

Kryeministri Edi Rama ka uruar përmes rrjeteve sociale Donald Trumpin për zgjedhjen e tij si…