Ramadani tregon dy goditjet ndaj Kosovës nga lufta hibride ruso-serbe, përmend parullën e VV-së “Kosova u shkatërrua për 20 vjet”
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka përmendur edhe parullën e famshme të Vetëvendosjes “Kosova u shkatërrua për 20 vjet”
“Të dy këto fitore në betejat e Luftës Hibride ruso-serbe paraqesin goditje thelbësore ndaj Kosovës”, ka shkruar ai ndër të tjera.
Postimi i tij i plotë:
Dy goditjet thelbësore ndaj Kosovës nga Lufta Hibride ruso-serbe!
1. Fitorja e parë e Luftës Hibride ruse e serbe ishte Raporti i Dick Marty-t.
Shtrembërimi i të vërtetës së Kosovës mbetet objektiv primar i Serbisë në raport me Kosovën dhe i Rusisë në raport me NATOn.
2. Fitorja e dytë ishte përhapja (edhe sot e kësaj dite!) e parullës
“Kosova u shkatërrua për 20 vjet”!
Delegjitimimi i proceseve demokratike dhe zhbërja e besimit të popullit të Kosovës në shtetin tonë demokratik ishte nxitur nga operacione influencuese psikologjike të hartuara në Qendrën e Spiunazhit rus në Nish dhe të realizuara edhe përmes Idiotëve të Dobishëm brenda Kosovës.
Të dy këto fitore në betejat e Luftës Hibride ruso-serbe paraqesin goditje thelbësore ndaj Kosovës.