Ramadani: Thirrjes amerikane për siguri kombëtare t’i përgjigjemi ne qytetarët, nëse Qeveria jo

Ramadani: Thirrjes amerikane për siguri kombëtare t’i përgjigjemi ne qytetarët, nëse Qeveria jo

Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani, ka thënë se thirrjes së Amerikës për siguri kombëtare t’i përgjigjen qytetarët, nëse nuk i përgjigjët lidershipi aktual.

Ramadani i ka thënë këto fjalë pas deklarimit të ambasadorit të SHBA-ve në Kosovë, Jeff Hovenier, i cili kërkoi që Kosova të këtë angazhim të ngushtë me SHBA-në, BE e NATO.

Postimi i plotë:

Thirrjes amerikane për siguri kombëtare t’i përgjigjemi ne qytetarët, nëse jo lidershipi momental i shtetit!
Ambasadori Amerikan, sërish sot, bëri thirrje për angazhim të ngushtë dhe kontruktiv të Qeverisë sonë me SHBA-të, BE-në dhe NATO-n.
Kur këto kombinohen në një fjali (SHBA, NATO, BE), analiza e fakteve të shpejta patjetër se na shpie tek domosdoshmëria për angazhim të përbashkët për sigurinë kombëtare.
Pra, nuk po aludohet për ndonjë projekt kulturor, ambiental, as për Teatrin Kombëtar, as për Parkun Nacional të Sharrit.
Kjo nënkupton qartë dhe prerazi thirrje që Qeveria/Lidershipi i shtetit të ndihmojë sigurinë kombëtare të Kosovës, duke bashkëpunuar me aleatët!
Kjo lutje amerikane nuk mund dhe nuk has në vesh të shurdhër.
Ne, qytetarët e Kosovës duhet t’i përgjigjemi apelit amerikan për siguri kombëtare, nëse jo lidershipi i sotëm i shtetit!
Por, seriozisht, besoj që kjo do të ndodh pa ndonjë traumë!
Sepse, pas ndonjë traume eventuale do ta fajësojmë veten!
Ka dhjetëra raste në shtete të ndryshme nëpër botë kur thirrjeve të tilla amerikane i është përgjigjur populli i atyre shteteve, pavarësisht Qeverisë apo lidershipit momental!
Disa prej këtyre rasteve kanë rrjedhë pas traumave!
Disa kanë qenë të zgjuar në veprimet e veta dhe janë (ri)kthyer në rrugën euro-atlantike.
• “… Qeveria Amerikane shpreson se Qeveria e Kosovës do t’i kthehet angazhimit të ngushtë dhe konstruktiv me ShBA-në, BE-në, NATO-n dhe partnerët tjerë ndërkombëtarë të Kosovës”, paska thënë ndër të tjera ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier.

Shpërndaje në: