Ramadani: Sulmi ka qenë prej profesionistëve, kanë ditur shumë informacione rreth kanalit

Ramadani: Sulmi ka qenë prej profesionistëve, kanë ditur shumë informacione rreth kanalit

Burim Ramadani, ish-kryeinspektor i AKI-së, ka dhënë detaje lidhur me sulmin që ndodhi të premten në Ibër-Lepenc.

Sipas Ramadanit, ky sulm ishte i organizuar dhe kryer nga individë me aftësi profesionale të larta, të cilët gjithashtu ishin mirë të informuar për targetin dhe vendndodhjen.

Ai ka theksuar se sulmuesit mund të kenë pasur akses në informacion të brendshëm, ndoshta nga persona që kanë lidhje me Ibër-Lepencin, Ujmanin, apo institucione të sigurisë.

“Sulmi sipas vlerësimeve të deritashme ka qenë prej profesionistëve dhe këto janë disa prej arsyjeve. Duket që autorët, pra terroristët – kanë ditur shumë informacione rreth kanalit dhe kjo sidomos lidhet me faktin që duket që vendi i vetëm i këtij kanali që nuk ka pasur ky tejkalimi qoftë i improvizuar qoftë inxhenierik, ka qenë pika ku ka ndodhur ky shpërthim. Kjo nënkupton që potencialisht terroristët kanë pasur njohuri dhe kontakt qoftë me njerëz që kanë punu më herët ose punojnë në Ibër-Lepenc në Ujman apo në sektorin e sigurisë. Po flasim për goditje të targetuar saktë, dhe kjo nënkupton që kanë pasur informacion të brendshëm, ata mund të jenë brendshëm, të jashtëm, pa marrrë parasysh”, tha ai në T7.

Shpërndaje në: