Ramadani porosi Osmanit e Kurtit për takimin me Rutte-n: Kërkojini NATO-s ta detyrojnë Serbinë ta mbyllë Qendrën Ruse të Spiunazhit në Nish

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte sot pritet ta vizitoj Kosovën, pasi një ditë më parë qëndroi në Bosnje dhe Hercegovinë.
Rutte pritet të takohet me presidenten e vendit, Vjosa Osmani e më pas me kryeministrin Albin Kurti.
Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani, ka një kërkesë ndaj dy krerëve të shtetit që gjatë takimit me Rutten-n, t’i parashtrojnë disa çështje të rëndësishme për vendin.
Sipas Ramadanit, duhet kërkuar NATO-s që ta detyrojë që ta mbyllë Qendrën Ruse të Spiunazhit në Nish.
”Anëtarësimi ‘Fast Track’ i Kosovës në NATO është rruga më e sigurt për qëndrueshmërinë e Kosovës dhe stabilitetit e paqes në Ballkanin Perëndimor. Po ashtu, kërkojini NATO-s të bëjë të gjitha veprimet për ta detyruar Serbinë që ta mbyllë Qendrën Ruse të Spiunazhit në Nish, që u themelua në vitin 2012. Ndërsa, popullit të Kosovës, Lidershipi aktual shtetëror e ka për obligim t’ia sqarojë përse Komisioni Ndër-Ministror për anëtarësim në NATO nuk është funksionalizuar në punë kurrë?”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Lidershipi aktual t’i bëjë dy kërkesa NATO-s dhe një sqarim popullit!
Kërkojini NATO-s të ftojë Kosovën për Planin e Veprimit për Anëtarësim (MAP), duke nisur po ashtu Dialogun me NATO-n si avancim.
Anëtarësimi ‘Fast Track’ i Kosovës në NATO është rruga më e sigurt për qëndrueshmërinë e Kosovës dhe stabilitetit e paqes në Ballkanin Perëndimor.
Po ashtu, kërkojini NATO-s të bëjë të gjitha veprimet për ta detyruar Serbinë që ta mbyllë Qendrën Ruse të Spiunazhit në Nish, që u themelua në vitin 2012.
Ndërsa, popullit të Kosovës, Lidershipi aktual shtetëror e ka për obligim t’ia sqarojë përse Komisioni Ndër-Ministror për anëtarësim në NATO nuk është funksionalizuar në punë kurrë?
Rutte: Kosova është vend shumë i rëndësishëm, të shohim si do të formohet qeveria e re