Ramadani për vizitën e shefit të CIA-s: “Burnsicilin”, serumi që qetësoi Ballkanin
Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani, ka folur përsëri për vizitën e shefit të CIA-së, Ëillaim Burns në Kosovë e në rajon.
Ai ka thënë vizita e tij është një “serum” që ka qetësuar Ballkanin.
Për vizitën në Kosovë, Ramadani ka thënë se qeveritarët janë kthye në narrativën për promovimin e marrëdhënieve strategjike dhe në “detyrat e shtëpisë”.
Reagimi i tij:
“Burnsicilin” – Serumi që qetësoi Ballkanin
Liderët ballkanikë që desh i ndezën fuçitë e barutit sërish në 2024-tën, morën “Serum” për qetësim!
Vuçiq dhe Dodik, dy eksponentët rus në Ballkanin Perëndimor u qetësuan. Ndoshta përkohësisht. Por, shpresoj afat-gjatë.
Aleksandar Vuçiq menjëherë më pas takoi Ambasadorin rus në Beograd, derisa për publikun tha se takimi me shefin e CIA-s Ëilliam Burns ishte “shumë i rëndësishëm e i dobishëm”.
Milorad Dodik i Republikës Serbe – ky Kali i Putinit – arriti atë që askush nuk e besonte. Pra, artikuloi fjalinë: “Republika Serbe asnjëherë nuk ka dashur të ndahet nga Bosnja e Hercegovina”.
Këta tanët, një grumbull të “pa kokë” – si me buton – kapërcyen ylberin. U kthyen në narrativin promovues të marrëdhënieve strategjike dhe në ‘detyrat e shtëpisë’.
S’ka më “kemi mospajtime me Amerikën, por ne jemi shtet sovran” si fyerje e përçmim, por ka “Amerika kujdeset për sigurinë tonë”!
Bravo!
Më në fund u kthyet në atë që populli e di dhe e do që 25 vjet!
Për të qenë i qartë:
Nuk ka asnjëlloj krahasimi individual mes këtyre tri shteteve.
Ne, në Kosovë, kemi synime zhvillimore, ndërsa Vuçiqi e Dodiku kanë mbetur në synime territoriale!