Ramadani për sulmin e mbrëmshëm: Vigjilenca e sektorit të sigurisë do të duhej të ishte në tjetër nivel
Burim Ramadani, analist, ka komentuar sulmin e mbrëmshëm në kanalin e Ibër-Lepencit në fshatin Varagë të Zubin Potokut të Republikës së Kosovës.
Sipas Ramadanit, akti terrorist është shumë serioz.
Tutje, Ramadani, që dikur ishte kryeinspektor i AKI-së, ka theksuar se vigjilenca e sektorit të sigurisë do të duhej të ishte në tjetër nivel.
Ai ka vlerësuar se dikush duhet të japë përgjigje.
“Akti terrorist është shumë serioz, dëmet e mëdha dhe qëllimi i tmerrshëm.
Vigjilenca e sektorit të sigurisë do të duhej të ishte në tjetër nivel. Dikush duhet të jep përgjigje pse nuk ka qenë e tillë?
Bashkëpunimi me prezencën ushtarake ndërkombëtare qetëson situatën.
Derisa gishti adresohet (sërish!) te mediat, është mirë të na tregojnë çfarë veprime janë ndërmarrë për ta parandaluar këtë akt terrorist?
Apo, pse dështuan ta prandalojnë?!” – ka shkruar Ramadani.