Ramadani për Presidenten: E konfirmoi acarimin me NATON-n, për këtë do duhej të thirrej Këshilli i Sigurisë

Ramadani për Presidenten: E konfirmoi acarimin me NATON-n, për këtë do duhej të thirrej Këshilli i Sigurisë

Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani ka reaguar pas deklartës së presidentes Vjosa Osmani sot në Viti, nga ku foli edhe për hapjen e Urës së Ibrit duke thënë se  “nuk është në interes të Kosovës të shohim konflikt mes Policisë dhe ushtarit amerikan”.

Sipas Ramadanit, presidentja Osmani e ka konfirmuar acarimin me NATO-n.

Tutje ai shtoi se Osmani nuk duhej që ta thoshte një gjë të tillë në Viti, por të thirrje Këshilli i Sigurisë së Kosovës.

Postimi i plotë:

“Konfrontimi i Policisë sonë dhe ushtarit amerikan!”
Presidentja konfirmoi acarimin me NATO-n!
Madje, në formën më direkte të mundur duke thënë se “nuk ka shqiptar që do diçka të tillë”.
Këtë e bëri sot në Viti, ani pse as vendin dhe as formën e këtij mesazhi nuk e pati si Presidente, por si opinion-bërëse e çështjeve të sigurisë.
Po të vepronte si Presidente, ajo do të duhej që këtë mos ta thoshte në Viti, para se t’ia thoshte hapur dhe institucionalisht akterëve veç e veç dhe të gjithëve së bashku!
Do të duhej të shkonte në Drejtorinë Qendrore të Policisë së Kosovës, të shkonte në kampin Belvedere, të shkonte në FSK, të thërriste Kryeministrin e Ministrin e Brendshëm në takime publike.
Apo thjesht – sipas ligjit për KSK, Neni 5.4 – të kërkonte të thirrej Këshilli i Sigurisë së Kosovës dhe këto t’ia thoshte të gjithë anëtarëve të Këshillit njëkohësisht dhe në fytyrë, përfshirë Kryeministrin aty!

Shpërndaje në: