Ramadani për hapjen e Urës: Nga rrahagjoksja në strukje, gabim
Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani ka përsëritur se qasja për hapjen e Urës së Ibrit ka qenë gabim.
Ramadani përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se gjatë verës u pa qasja e gabuar dhe jostrategjike, derisa qëllimi ishte i drejtë.
Tash sipas tij, gjysma e shtatorit po shkon me strukje.
“Qasja për hapjen e Urës: nga gabimi në gabim!
Muajt e verës na rikthyen në vëmendje çka përmbajtjesisht nënkupton qasje e gabuar dhe jostrategjike edhe kur qëllimi është i drejtë!
Ndërsa, gjysma e shtatorit po shkon me strukje.
Paraprakisht, gati tre muaj konfrontim e diarre verbale kundër NATO-s e KFOR-it, sikurse edhe kundër gjithsecilit që kërkonte bashkëpunim me aleatët.
Tash: çele guri gojën!
Nga Rrahagjoksja në Strukje!
Gabim!
Gabim atëherë dhe gabim tash!
Ura DUHET të hapet plotësisht!
Argumentimi për hapjen e Urës nuk është çështje sezonale.
Mos u dorëzoni! Bashkëpunoni!”, ka shkruar ai.