Ramadani: “Për 2/3 e ndeshjes luajtëm mjaft mirë, pastaj gjithçka u hodhë në ujë për 10 minuta”

Ramadani: “Për 2/3 e ndeshjes luajtëm mjaft mirë, pastaj gjithçka u hodhë në ujë për 10 minuta”

Pas humbjes se FC Prishtinës në ndeshjen e parë kundër Ferencvaros, në konferencë për shtyp ka folur trajneri i Prishtinës i cili ka thënë se ishte mungesa e përvojës ajo që e dënoi Prishtinën.

Sipas Ramadanit ata luajtën mirë për 2/3-ën e ndeshjes por gjithçka u zbeh për 10 minuta lojë.

“Për 2/3 e ndeshjen luajtëm mjaft mirë, pastaj gjithçka u hedhë në ujë për 10 minuta. Mendoj se për 70 minuta ishim të barabartë me ekipin kundërshtar, kishim ide të çarta për çfarë kishim udhëtuar. Por, ne nuk e kemi eksperiencën, është hera e parë që garojmë në këtë garë dhe kjo mjaftoj është arsyeja kryesore e kësaj humbje”, ka thënë trajneri prishtinas.

“Të jem realist, mendoj se pak kemi gjasa në ndeshjen e kthimit, por ne do të japim gjithçka nga vetja. E uroj kundërshtarin për fitoren”.

Në anën tjetër Peter Stoger, trajner i Ferencvaros ka thënë se ata kanë parë një ekip shumë mirë të organizuar dhe ai për këtë i gëzohet fitores.

“Mesiguri se jam i kënaqur me fitoren. E vërtet që kishim dy pjesë të ndryshme të lojës. Përballë kishim një kundërshtar të mirë, që vraponte mjaft shumë, e organizuar mbrapa dhe na krijoi edhe rast, sidomos në pjesën e parë”, tha ai.

“Në pjesën e parë u treguam të mangët në kontaktet e afërta, ndërsa padyshim që në pjesën e dytë ishim shumë më të mirë, sidomos rritëm shpejtësinë e lojës që mungoi në pjesën e parë dhe na dha rezultat”, tha ndër të tjera trajneri austriak i Ferencvaros.

Ndeshja e kthimit pritet të zhvillohet në Prishtinë, në stadiumin Fadil Vokrri ku Prishtina do të jetë në tre gola deficit. Kujtojmë se ky nuk do të jetë rrugëtimi i fundit i Prishtinës në Europë pasi që ata do të mund të luajnë në fazën e dytë të eliminatorëve në garën e re të Europës, UEFA Conference League.

Shpërndaje në: