Ramadani: Mbajtja e situatës së tensionuar në veri nuk është në favorin e Kosovës
Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramani thotë se aksioni i djeshëm i gabuar, ngase sipas ka shumë mënyra të tjera për të kryer operacione për sundimin e ligjit, shkruan Periskopi.
“Rikthimi i tensionit të sigurisë në veri, gabim dhe i pakuptimtë! Janë 1001 mënyra për të kryer operacione të sundimit të ligjit në veri pa rikthyer tensionet e sigurisë”, shkruan Ramadani.
Ai shton se situata e tensionuar në veri nuk është në favor të Kosovës, sidomos tani kur nuk i ka raportet mirë me aleatët ndërkombëtar.
“Mbajtja e situatës së tensionuar në veri nuk është në favorin e Kosovës, assesi! Dhe, sidomos tash pas disa shuplakave që mori Kosova nga partnerët ndërkombëtarë, sikurse ishte rasti i Këshillit të Europës”./Periskopi