Ramadani kërkon dorëheqjen e Rilind Gërvallës: Po e ridëmton sigurinë kombëtare

Ramadani kërkon dorëheqjen e Rilind Gërvallës: Po e ridëmton sigurinë kombëtare

Ish-Kryeinspektori i AKI’së, Burim Ramadani, i ka reaguar drejtorit partiak të RTK-së, Rilind Gërvalla, i cili pranoi se në mbledhje të Bordit të RTK-së e implikoi AKI-në në lajmin e rremë kundër Nacionales dhe Periskopit.

E pranoi, por tha se e “përmendi rrëshqimthi përkitjet me AKI…off the record”, ani pse evidenca e diskutimit po mbahej në proces-verbal, përkatësisht do të regjistrohej si e-thënë-zyrtare.

Ramadani tha se Gërvalla po dëmton e ridëmton AKInë dhe Sigurinë Kombëtare ndërsa kërkoi edhe dorëheqjen e drejtori të emëruar nga Vetëvendosje në RTK, Rilind Gërvallës.

Postimi i plotë:

Me çfarë qëllimi po e ridëmton AKI-në dhe Sigurinë Kombëtare Rilind Gërvalla?

Pse duhet të rikthehet AKI pjesë e debatit publik nga Gërvalla, i cili ishte saktësisht personi që e përfshiu AKI-në në diskursin rreth skandalit të RTK-së ndaj dy mediave online?

Pse ky person tash e konfirmon edhe publikisht që ka folur “off the record” diçka palidhje dhe pa sens? Kështu ai kishte ndikuar direkt që opinioni të adresojë kritika ndaj AKI-së.

Pra, Rilind Gërvalla e ka dëmtuar AKI-në dhe Sigurinë Kombëtare.

Tash i paska kërkuar ndjesë, por si nuk po jep dorëheqje more djalë?

Në fakt, duke rikthyer temën sërish (tash përmes një formë edhe më bizare), Drejtori i Televizionit në RTK po e ri-dëmton AKI-në dhe Sigurinë Kombëtare.

Pse more, pse? Çfarë qëllime ka? Kush po e orienton kështu?

Shpërndaje në: