Ramadani: Humbën dy pikë ndaj Gjilanit, nuk arsyetohet me asgjë
Trajneri i Prishtinës nuk është dukur aspak i kënaqur me barazimin në Gjilan.
Në një terren mjaft të vështirë, Prishtina mund të dilte me tri pikët, kur kishte epërsinë si numerike ashtu edhe në gola.
Por, Gjilani arriti të luante 1:1, dhe kjo e ka nervozuar trajnerin Ramadani.
“Dy pikë të humbura. Ishim në avantazh, kemi pasur epërsi numerike dhe çfarëdo që të them nuk e arsyeton me asgjë”, ka thënë Zekirija Ramadani, përcjell Periskopi.
“Rezultat është i barabartë me humbje. Kishim epërsinë numerike dhe u ndëshkuar, pasi kemi mundur të evitojmë edhe penalltinë. Përgjegjësinë maksimale e marr unë, pasi ndoshta nuk po arrij të motivoj ekipin më shumë”.
“Duhet të luajmë me përgjegjësi, me karakter, me personalitet, pasi nuk jemi aty ku duhet. Duke marrë parasysh ndeshjet që kanë ngelur, jemi në objektiv pasi nuk është diferenca e madhe me pozitën e parë”, shtoi Ramadani.
Prishtina tani pozicionohet në vendin e gjashtë në tabelë. /Periskopi/