Ramabaja: Hashim Thaçi është fatkeqësia më e madhe në 50 vitet e fundit

Ramabaja: Hashim Thaçi është fatkeqësia më e madhe në 50 vitet e fundit

Analistët e emisionit Debat Plus në Dukagjini, në emisionin festiv kanë dhënë komente për liderët e ish-liderët kryesorë të politikës në vend.

Sadri Ramabaja, analisti i afërt me pushtetin është pyetur për liderin më të preferuar e atë më antipatik.

Ai ka thënë se lideri më i preferuar është Albin Kurti, kurse më antipatikun e ka konsideruar ish-presidentin Hashim Thaçi.

Madje këtë të fundit e ka quajtur ‘fatkeqësinë më të madhe në 50 vjetët e fundit’.

“Politikani më i preferuar është gjithsesi Albin Kurti. Politikani më antipatik është Hashim Thaçi sepse e konsideroj si fatkeqësinë më të madhe në 50 vjetët e fundit”, ka thënë Ramabaja.

Ndaj tij kanë ndërhyrë analistët tjerë, duke thënë se e ka personale.

Shpërndaje në: