Rama: SHBA është tërhequr nga SPAK

Kryeministri Edi Rama tha gjatë komunikimi të tij me ndjekësit në rubrikën e tij Sy më Sy se SPAK është një institucion i krijuar nga vullneti i PS dhe SHBA nuk ka më asnjë ndikim në këtë institucion.
Rama solli në vëmendje faktin se nuk ka pasur asnjë reagim nga ana e ambasadës së SHBA në Tiranë lidhur me deklaratat e tij për SPAK që u komentuan si ndërhyrje në sistemin e drejtësisë çka sipas tij lidhet me faktin se SHBA ka ndryshuar qasje.
“SPAK është një institucion i krijuar nga vullneti i PS. Amerika nuk është më, i kishte njerëzit e vet që asistonin njerëzit e SPAK, hynin e dilnin nga godina te Stacionin i Trenit, nuk është më, i ka tërhequr Amerika. Keni dëgjuar ndonjë deklaratë të ambasadës së SHBA? Janë institucione të reja që për 5 vjet kanë nevojë për kriticizëm. Kush e mbron SPAK? Amerika ka ndryshuar qasje, rrugë, filozofi për mënyrën si i qaset vendeve të tjera, është punë e saj, është punë e një superfuqie botërore. SPAK do jetë aty me mbështetjen e kësaj fuqie, që është PS. Ne jemi vullneti i shumicës së popullit shqiptar, që kërkon që SPAK të jetë aty”, tha Rama.