Rama sërish ndan Drejtorinë e Kadastrës nga ajo e Pronës
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka ndarë sërish Drejtorinë e Kadastrës nga ajo e Pronës.
Për këtë ai ka shkruar edhe në rrjetin social Facebook.
“Me propozim të kryetarit të Komunës së Prishtinës z.Përparim Rama, jam emëruar në pozitën e Drejtorit për Kadastër në Komunën e Prishtinës. Besimi që më është dhënë nga kryetari Rama për mua është një privilegj, por në anën tjetër është edhe një përgjegjësi para qytetarëve të Prishtinës. Unë si drejtor do të jem në shërbim të të gjithë qytetarëve të Prishtinës, duke ditur se detyra ime e re kërkon një angazhim shtesë, e që unë ashtu siç kam vepruar edhe më parë, do të jem i pakursyer në shërbim të qytetarëve”, ka shkruar Kastrati.
Drejtor i Pronës është emëruar Brahim Mehmetaj nga AAK-ja.
Rama në shkurt të vitit të kaluar pati njoftuar se ka vendosur që Drejtoria e Pronës dhe Drejtoria e Kadastrës të shkrihen në një Drejtori të Pronës dhe Kadastrës.
Deri tani drejtoreshë e Pronës dhe Kadastrës ka qenë Doruntinë Maloku, e cila është shkarkuar nga Rama, në fund të dhjetorit të kaluar.