Rama: Qytetarët që udhëtojnë me autobus nga vendet tjera, prej sot kanë biletën falas në Trafikun Urban

Rama: Qytetarët që udhëtojnë me autobus nga vendet tjera, prej sot kanë biletën falas në Trafikun Urban

Nga sot, të gjithë udhëtarët që mbërrijnë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë nga çdo qytet i Kosovës do të përfitojnë biletën gjithëditore për transportin urban në Kryeqytet, pa pagesë shtesë.

Lajmin e bëri të ditur kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

Përmes një statusi në “Facebook” theksoi se ky vendim i cili zbatohet për herë të parë në historinë e transportit urban në Prishtinë, është pjesë e reformës për modernizimin e shërbimeve publike dhe hyn në fuqi më 17 mars 2025.

“Përfitimet e kësaj nisme pritet të jenë të shumta, duke përfshirë: Zvogëlim të trafikut dhe ndotjes mjedisore, Rritje të sigurisë dhe organizimit në transportin public, Ky është një hap tjetër i rëndësishëm drejt një Kryeqyteti më funksional dhe më të sigurt për të gjithë qytetarët!”, thuhet në publikim.

Postimi i plotë:

 

Shpërndaje në: