Rama publikon anketimin për bllokimin e TIKTok-ut: U pajtuan 90% e prindërve
Shqipëria zyrtarisht e ka bllokuar për një vit qasjen në rrjetin social TikTok.
Vendimi u mor ditën e djeshme nga ekzekutivi shqiptar.Kryeministri Edi Rama, sot ka publikuar një anketim të zhvilluar me prindërit, ku thotë se 90 për qind e tyre u pajtuan me këtë hap.
“Mirmëngjes dhe me vendimin e nxjerrë nga 1300 takime të organizuara në të gjithë territorin e vendit nga Ministria e Arsimit, ku morën pjesë 65.000 prindër, si edhe nga anketimi i bërë ku mbi 90% e prindërve kërkuan mbylljen e aksesit në platformën TikTok në Shqipëri, ju uroj të diel të qetë”, tha Rama.