Rama: Po shohim mundësinë që stadiumi i ri i Prishtinës të jetë si ai Olimpik në Stamboll
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka deklaruar se po shohin mundësinë që stadiumi i ri i kryeqytetit të jetë si Stadiumi Olimpik në Stamboll.
Rama e ka vizituar këtë stadium bashkë me kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.
“Së bashku me Kryetarin e Federata e Futbollit e Kosovës Agim Ademi, vizituam Stadiumin Olimpik në Stamboll, në të cilin UEFA parasheh që të luhet finalja e Ligës së Kampionëve dhe disa ndërtesa të tjera të rëndësishme. Eksploruam mundësitë dhe idetë që Stadiumi i Ri i Kryeqytetit i cili do të ndërtohet në Kampusin e Sporteve në Bërnicën e Poshtme, të jetë i këtij niveli. Ky Stadium do të jetë në shërbim të ekipeve kombëtare dhe të Kryeqytetit”, ka shkruar Rama në Facebook.