Rama për Metën dhe Berishën: Sudja nga penxherja dhe Haxhi Qamili i maleve nuk e kërcënojnë dot më Shqipërinë

Rama për Metën dhe Berishën: Sudja nga penxherja dhe Haxhi Qamili i maleve nuk e kërcënojnë dot më Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me pensionistët në qytetin e Korçës, ka folur për rritjen e pensioneve.

“E bëjmë këtë diskutim kur jemi në kushtet që të na hapet mundësia të rrisim pensionet. Tani ne do të rritim pensionet. Ua kemi thënë përpara, ua kam thënë troç, është kryqëllimi i PS, dhe është qershia mbi tortë që rrit pagat, por u kam thënë nuk jemi në gjendje t’i rrisim, por do t’i indeksojmë. Sot mund të flasim për mundësi, pasi edhe ky vit është me rritje të ardhurash”, thë kryeministri Rama.

Më tej kreu i qeverisë tha se ata që dalin e flasin sot që me një të rënë të lapsit se do ta rrisin pensionin në 400 euro apo 1 mijë euro, nuk janë gjë tjetër veçse Sudja i katit të 8-të (duke nënkuptuar Berishën).

“Sot mund të flasim për mundësi sepse edhe ky vit është me rritje të ardhurash, por duhet të jemi të vetëdijshëm që kur dalin disa sharlatanë që flasin për rritje të menjëhershme do ta bëjmë pensionin 400 euro apo një mijë euro, këta janë maskat e Sudes. Maska të njohura dhe më të panjohura të reja, por ëshë Sudja mbrapa. Është fryma antishtet dhe fryma e anti të ardhmes e Sudes, qoftë kur dalin maskat në penxhere në kat të tetë, qoftë kur shfaqen maskat në majë mali me tuta, qoftë kur dalin nëpër dritare të vogla të telefonit apo ekraneve dhe paraqiten si e reja që po vjen, në fakt është Sudja që del bashkë me shpirtin”, theksoi Rama.

Ndërkohë kryeministri deklaroi se as Haxhi Qamili i Malit që po shuhet (Meta) e as Sudja i katit të tetë (Berisha) nuk e kërcënojnë dot më Shqipërinë dhe të ardhmen e vendit.

Siaps tij Shqipëria shumë shpejt do të jetë pjesë e BE-së dhe flamuri ynë kombëtar do të valëvitet krahë atij të familjes së madhe europiane.

“Suden e kemi hije ne, që na ndjek nga mbrapa prandaj s’kemi bërë dot prokopi siç e meritojmë në shumë vitesh. Kemi patur kombinimin fatal të Haxhi Qamilit nga njëra anë dhe Sudes në anën tjetër. Prandaj Ismail Qemalin e detyruan të iki të marrë arratinë, Fan Nolin po ashtu. Prandaj ata që ishin idealistë me shtpirt, o u arratisën o u vranë. Ndërsa disa idealistë që nuk u dilte Haxhi Qamili nga shpirti vranë dhe prenë. Ne kemi hapur negociatat me BE, yjet janë vënë bashkë që ne ta vëmë flamurin kombëtar në BE. Kjo do të thotë që çifti Haxhi dhe Sude nuk mund ta kaecënojë më Shqipërinë. Sot jemi ende me hijen e Sudes, se hija e Haxhiut është duke u tretur. Vetëm përqendrohuni dhe dëgjojini. Ka shumë nejërz nga këta sharlatanët që thonë se opensionistët e votojnë PS se janë komunistë, por nuk është kështu, pasi pensionistët janë analistë më të mirë të politikës. Ata që shajnë nëpër ekrane janë sharlatanë. Pensionistët e dinë shumë mirë se çfarë është puna, si krijohet e mira me punë dhe sa e vështirë është. Pensionistët nuk janë të shkollës ku 7×7 bëjnë 42. Këta të bëjnë të vdekur kur dalin dhe flasin. Kur t’iu dalin në televizior mos harroni asnjëherë se ju flet Sudja me zëra të ndryshëm dhe fytyra të ndryshme”, deklaroi Rama.

 

Shpërndaje në: