Rama për mbylljen e TikTok-ut: Liria e shprehjes, nuk do zhduket pa të
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dridhi vendin shqiptar dhe më gjerë kur tha se do të bllokojë TikTok për një vit.
E gjitha pas një ngjarjeje tragjike që përfshiu vrasjen e një 14-vjeçari dhe mbështetje për krimin në videot e postuara në këtë platformë, transmeton klankosova.tv.
Në një prononcim së fundit për Politico, Rama theksoi se ky vendim nuk ishte provokuar nga një incident të vetëm, por ishte një përgjigje ndaj një “modeli shumë shqetësues” të sjelljes në TikTok.
Ai shtoi se ky veprim është në përputhje me dëshirat e shumicës së prindërve dhe është pjesë e një plani më të gjerë për të rritur sigurinë në shkolla.
”Liria e shprehjes dhe mundësitë për marketing nuk do të zhduken pa TikTok”, tha Rama ndër tjera për Politico.
Ndërkohë, Komisioni Evropian ka shprehur shqetësim për këtë vendim dhe po monitoron procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, duke vlerësuar nëse ai është në përputhje me standardet e lirisë së shprehjes dhe të drejtat civile.