Rama nxit emigrantët të kthehen: Gjermania është bërë e vështirë për gjermanët, jo më për ne
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka nxitur emigrantët që të kthehen dhe të investojnë në vendin e tyre.
Në podcastin e tij “Flasim” të shtunën, gjatë bashkëbisedimit me një çift bashkëshortësh nga Tragjasi i Vlorës, të cilët kanë një agroturizëm, ai ka thënë se nëse djali i tyre kthehet në Shqipëri dhe e zgjerojnë më tepër aktivitetin, do të fitojë më shumë sesa në Gjermani.
“Gjermania është bërë e vështirë për gjermanët, jo më për ne”, ka thënë Rama.
Kryeministri po ashtu u shpreh se shumë shpejt do të shpallin një program të ri për mbështetje financiare për agroturizmin.
“Atje ka taksa, transporte etj. Ndërkohë po të vijë këtu dhe të zgjeroni atë që kam parë unë, që është një mrekulli, do ti dalë më mirë atij. I del më mirë llogaria, me laps. Agroturizmi taksa nuk ka, tvsh e kemi bërë 6%. Le që ju nëse jeni nën atë nuk paguani tvsh. Kemi një program të ri që do shpallim së shpejti, që do japim mbështetje financiare për këto aktivitete ju me atë që keni bërë e merrni atë mbështetjen. Është një mbështetje e kombinuar kredi e bute më grand dhe e bëni tamam, tokë keni atje. Ca bën ai atje gjermani, marangoz. E mori profesionin atje le të vijë të punojë këtu”, u shpreh ndër të tjera Rama, transmeton BalkanWeb.