Rama në ëndërr me Skëndërbeun: Më tha të shkosh tek Anna Oxa dhe t’i thuash që bën pjesë në ushtrinë time

Rama në ëndërr me Skëndërbeun: Më tha të shkosh tek Anna Oxa dhe t’i thuash që bën pjesë në ushtrinë time

Kryeministri Edi Rama ndërsa i ka dhënë pasaportën shqiptare këngëtares Anna Oxa, i ka treguar dhe për ëndrrën ku iu shfaq Skënderbeu.

Ai shtroi se heroi kombëtar i kishte thënë që të shkonte te këngëtarja me origjinë shqiptare për të konfirmuar nëse ajo bën pjesë në ushtrinë e tij.

“Skënderbeu më dërgoi një mesazh, i thotë ai këngëtares Oxa, e cila e pyetie habitur: – Ashtu?

Po, kur flija sot mu shfaq në ëndërr. Dhe më tha është Ana Hoxha, jo Anna Oxa. Ana Hoxha në kështjellën time. Duhet të shkosh tek ajo dhe të konfirmosh që ajo bën pjesë në ushtrinë time të shqiptarëve që nuk heqin dorë kurrë dhe… ju solla pasaportën shqiptare, vazhdoi ai, teksa i zgjaste pasaportën këngëtares së njohur, e cila është me origjinë shqiptare dhe një prej këngëtareve më të dashura jo vetëm për publikun italian, por edhe për atë shqiptar”, tha Edi Rama.

 

Shpërndaje në: