Rama: Mos prisni të merrem më me Ilir Metën, është katandisur në çizme rezervë të gruas

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi sot se “mos prisni të merrem më me një pengmarrës të Kushtetutës në zyrën e Presidentit”.

Në reagim të deklaratës së presidentit, kreu i qeverisë u shpreh se “Gjykata Kushtetuese do t’i japë fund kësaj maskarade”.

“Mos prisni të merrem më me një pengmarrës të Kushtetutës në zyrën e Presidentit, i cili është katandisur në çizme rezervë e Doktoreshës së Shkencave. Gjykata e re Kushtetuese do t’i japë fund kësaj maskarade, ndërsa vëmendja jonë do jetë e gjitha tek njerëzit e zero tek çizmet”, theksoi Rama.

 

Shpërndaje në: