Rama me mesazh që të votohet LDK: Kemi 1.5 miliard euro të dedikuara për kryeqytetin nga Abdixhiku

Rama me mesazh që të votohet LDK: Kemi 1.5 miliard euro të dedikuara për kryeqytetin nga Abdixhiku

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të marrin pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit dhe të mbështesin kryetarin e LDK-së dhe kandidatin për kryeministër, Lumir Abdixhikun.

Në një mesazh drejtuar qytetarëve, Rama theksoi se këto zgjedhje janë historike për të ardhmen e vendit dhe ftoi qytetarët të dalin masivisht për të votuar.

“Të dashur e të nderuar qytetarë të kryeqytetit, qytetarë të gjithë Kosovës. Jemi para zgjedhjeve të 9 shkurtit, një moment historik për të ardhmen e vendit tonë. Ju lutem ju së bashku me gjithë të dashurit tuaj, të dilni dhe të votoni e të festojmë për një të ardhme të mrekullueshme për vendin tonë. Prishtina, përkundër sabotazhave të mëdha, kemi mbërri që të realizojmë buxhetin në nivelin historik.” – tha Rama.

Rama kujtoi zotimin e Abdixhikut për 1.5 miliard euro investime të dedikuara për kryeqytetin.

Ai bëri thirrje që më 9 shkurt qytetarët të votojnë “për të mirën e fëmijëve tanë, për të mirën e të ardhmes tonë.”

“Kemi 1.5 miliard tashmë të dedikuara për kryeqytetin nga Dr. Lumir Abdixhiku, lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, kryeministri në ardhje. Është me rëndësi të madhe, me rëndësi jetike që ta votojmë të djathtën, që të krijojmë vizion, mision për transformim jo vetëm tashmë të kryeqytetit por të gjithë vendin tonë. Prandaj, votoni 124 Lidhjen Demokratike të Kosovës, për të mirën e fëmijëve tanë, për të mirën e të ardhmes tonë.” – tha ai.

Mesazhi i kryetarit të kryeqytetit, Përparim Rama për të gjithë qytetarët e Prishtinës për Zgjedhjet Nacionale të 9 shkurtit.👇🏻 #LDK124 #LumirAbdixhiku1

Posted by Lidhja Demokratike e Kosovës on Tuesday, February 4, 2025

Shpërndaje në: