Rama: Mbi 1/3 e popullsisë së Kosovës hyn çdo ditë në kryeqytet

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur janë realizuar mikroanaliza në mënyrë që të menaxhohet më mirë trafiku në kryeqytet, transmeton Periskopi.
‘’Analizat janë realizuar nga IPKO, në bashkëpunim me UNDP dhe Komunën e Prishtinës’’, ka shkruar ai.
I pari i Prishtinës ka thënë edhe se Mbi 1/3 e popullsisë së Kosovës hyn çdo ditë në Prishtinë.
Postimi:
Mbi 1/3 e popullsisë së Kosovës hyn çdo ditë në Kryeqytet.
Vetëm abonentët e IPKO-s përfaqësojnë rreth 780,000 vozitës që lëvizin në rrugët e Prishtinës. 🚗
📊 Për të menaxhuar më mirë trafikun, janë realizuar mikroanaliza që tregojnë lëvizjen, destinacionet dhe pikat më të ngarkuara në qytet.
🚦 Vendimmarrje e bazuar në të dhëna – për një Kryeqytet më të qasshëm.
Analizat janë realizuar nga IPKO, në bashkëpunim me UNDP dhe Komunën e Prishtinës.