Rama mbërrin në Itali, takim me bashkëkombësit në Milano
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mbërritur në Itali për të marrë pjesë në takimin me bashkëkombësit tanë në vendin fqinj.
Kryeministri Rama ka publikuar një video nga Milano, ku shihen numër i madh i qytetarëve.
Më herët, Rama deklaroi se pallati i sportit në Itali ka një kapacitet më të madh se ai në Athinë.
Rama ka paralajmëruar edhe takime të tjerë me diasporën shqiptare në të tjera shtete.