Rama: Luli ka lindur me këmishë gjumi, Basha i përgjigjet: Shokët e tu janë me këmishë vija-vija

Kryeministri Edi Rama ka komentuar listat e kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste, duke theksuar se përfshijnë edhe persona që dikur kanë qenë pjesë e Partisë Demokratike.
Ai përmendi dekanen e Fakultetit Ekonomik në Vlorë, e cila dikur protestonte te çadra e opozitës, por tani është pjesë e listës së PS-së, duke thënë: “Gjërat evoluojnë, ndërsa Luli nuk evoluon, sepse është i përsosur.” Rama gjithashtu ironizoi Bashën, duke thënë: “Ka njerëz që lindin me këmishë, Luli lindi me këmishë nate.”
Në reagimin e tij, Lulzim Basha kundërpërgjigjet duke e akuzuar Ramën: “Ti i ke veshur shokët me këmishë burgu, Rame,” dhe e vazhdoi me një diss, duke përdorur këngën e Unikatilit: “Veç mos kaj, veç mos kaj Rame. Ku i ke shokët, çfarë këmishe ka veshur Lali Eri? Po Lir Beqja? Vetëm Beni ka shpëtuar për momentin.”Replikat mes Ramës dhe Bashës vazhdojnë të bëhen virale dhe tërheqin vëmendjen e publikut, duke thelluar tensionet para zgjedhjeve të ardhshme.
virale dhe tërheqin vëmendjen e publikut, duke thelluar tensionet para zgjedhjeve të ardhshme./Periskopi/