Rama inspekton punimet në rrugën “Jim Xhema”: Kjo rrugë do t`i reduktojë kolonat në kryeqytet

Rama inspekton punimet në rrugën “Jim Xhema”: Kjo rrugë do t`i reduktojë kolonat në kryeqytet

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka inspektuar sot punimet në rrugën “Jim Xhema”.

Ai ka treguar se këtë e ka bërë për të parë nga afër dinamiken e punimeve në këtë rrugë, të cilën e ka cilësuar si arterie për lehtësimin e trafikut në kryeqytet.

Në profilin e tij në “Facebook”, Rama ka shkruar se rregullimi i kësaj rruge do t`i reduktojë kolonat në kryeqytet.

“Kemi kërkuar që të intensifikohen punimet në rrugën “Jim Xhema” 🚧, një arterie kyçe që do të lehtësojë ndjeshëm trafikun dhe të reduktojë kolonat në kryeqytet. Vizitova punishten për të parë nga afër dinamiken e punimeve. Ky projekt, së bashku me projektet tjera që po i zhvillojmë, dëshmon përkushtimin tonë për t’i krijuar qytetit qasjen dhe funksionalitetin e duhur”, ka shkruar Rama.

 

Kemi kërkuar që të intensifikohen punimet në rrugën “Jim Xhema” 🚧, një arterie kyçe që do të lehtësojë ndjeshëm trafikun dhe të reduktojë kolonat në kryeqytet.

Vizitova punishten për të parë nga afër dinamiken e punimeve. Ky projekt, së bashku me projektet tjera që po i zhvillojmë, dëshmon përkushtimin tonë për t’i krijuar qytetit qasjen dhe funksionalitetin e duhur.

Drejtoria e Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave
Krenar XH Xhaferi
#prishtinapotransformohet❤️
#prishtinapraktike💙

Posted by Perparim Rama on Saturday, November 2, 2024

Shpërndaje në: