Rama ia jep “Çelësin e Qytetit” Dukagjin Lipës

Rama ia jep “Çelësin e Qytetit” Dukagjin Lipës

Dukagjin Lipa themeluesi i festivalit Sunny Hill, njëherit edhe babai i këngëtares me famë botërore Dua Lipa, është nderuar me “Çelësin e Qytetit”, të cilin kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ia dha atij sot, shkruan Periskopi.

Rama u shpreh se falë kontributit të tij Arti dhe kultura në Prishtinë e Kosovë kanë kaluar në nivel tjetër global.

“Arti dhe kultura në Prishtinë e Kosovë kanë kaluar në nivel tjetër global falë punës së Dugit me Sunny Hill Festival dhe me Sunny Hill Foundation.Në shenjë të vlerësimit për këtë kontribut të dhënë për Kryeqytetin, nderova Dugin me Çelësin e Kryeqytetit.”- ka shkruar ai në Facebook.

 

Postimi i plotë: 

Shpërndaje në: