Rama: I lehtësuar që s’pati viktima, mirënjohje zjarrfikësve, policisë dhe emergjencës që shpëtuan jetë
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pasi një ndërtesë në lagjen “Emshir”, u përfshi nga zjarri.
Rama tha se ndjehet i lehtësuar që nuk pati viktima, si dhe shprehu mirënjohjen ndaj ekipteve të zjarrfikësve, policisë dhe emergjencës.
Ai tha se bashkëndjen me banorët e kësaj lagjeje të kryeqytetit.
“Bashkëndjej me banorët e lagjes “Emshir” pas zjarrit që përfshiu disa prej banesave. Ndihem jashtëzakonisht i lehtësuar që nuk pati viktima dhe shpreh mirënjohjen më të thellë ndaj ekipeve të zjarrfikësve, policisë dhe emergjencës, të cilët me reagimin e tyre të shpejtë dhe profesionalizmin e lartë shpëtuan jetët e qytetarëve. Së bashku me drejtorin për Siguri dhe Emergjenca Lulzim Fushtica, ishim në vendin e ngjarjes për të parë nga afër dhe për të vlerësuar nevojat e banorëve dhe përpjekjet e ekipeve të angazhuara në terren. Profesionalizmi dhe humanizmi i tyre mbeten një shembull për të gjithë ne”.
“Një falënderim i veçantë u shkon edhe ekipeve të zjarrfikësve nga Lipjani, Drenasi dhe Fushë Kosova, të cilët treguan solidaritet dhe përkushtim të jashtëzakonshëm duke iu ardhur në ndihmë kolegëve të tyre. Do të vazhdojmë të qëndrojmë pranë qytetarëve dhe të sigurohemi që ndihma dhe mbështetja e nevojshme të jenë të garantuara për të gjithë ata që janë prekur nga kjo fatkeqësi”, ka shkruar Rama në Facebook.
Momenti kur zjarrfikësit shpëtojnë fëmijët nga ndërtesa e përfshirë nga zjarri në Prishtinë