Rama: E vërteta doli në shesh, u konfirmuar se nuk kishte konflikt interesi në mes meje dhe pronarëve privat tek Liqeni i Badocit

Rama: E vërteta doli në shesh, u konfirmuar se nuk kishte konflikt interesi në mes meje dhe pronarëve privat tek Liqeni i Badocit

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se ka marr konfirmimin se është mbyllur çështjen për konflikt të interesit duke konfirmuar se nuk kishte konflikt interesi në mes tij dhe pronarëve privat tek Liqeni i Badocit.

“Ky vendim reflekton përkushtimin tonë për transparencë dhe integritet në të gjitha veprimet tona”, ka thënë Rama.

 

Postimi i tij i plotë:

FAKTET FLASIN VET.
E VËRTETA DOLI NË SHESH!

Të dashur qytetarë,

Ju njoftoj se sot kam pranuar vendimin e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, me të cilin, ka mbyllur çështjen për konflikt të interesit duke konfirmuar se nuk kishte konflikt interesi në mes meje dhe pronarëve privat tek Liqeni i Badocit.

Ky vendim reflekton përkushtimin tonë për transparencë dhe integritet në të gjitha veprimet tona.

Gjatë gjithë këtij procesi, kemi bashkëpunuar plotësisht me Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit dhe kemi siguruar të gjitha informacionet e nevojshme për të garantuar një hetim të drejtë dhe të paanshëm. E vlerësoj punën profesionale dhe të paanshme të Agjencisë dhe i falënderoj qytetarët për besimin dhe mbështetjen e tyre të vazhdueshme.

Puna jonë për transformimin e Prishtinës tonë, nuk mund të ndalet asnjëherë!

Shpërndaje në: