Rama e njofton OKB-në për shpalljen e Urdhrit Bektashi si shtet sovran brenda Shqipërisë
Kryeministri Edi Rama duket se e ka marrë seriozisht planin për ta shpallur Urdhrin e Bektashinjve në Tiranë, si një shtet sovran brenda territorit të Shqipërisë.
Pas deklaratës që Rama dha për New York Times, shumë menduan se ajo mund të ishte thjesht një manovër për të tërhequr vëmendje.
Por, kryeministri Edi Rama sot ka njoftuar Selinë e Kombeve të Bashkuara për këtë nismë.
Në fakt, i gjithë fjalimi i Ramës në OKB përpara liderëve të globit, duket se ishte ndërtuar pikërisht për të bërë këtë njoftim.
Pjesë nga deklarata e Ramës në OKB:
Gjatë luftës së Dytë Botërore, Shqipëria u shndërruar në të vetmin vend që kishte më shumë hebrenj gjatë Holokaustit. Pas rënies së Kabulit, ne strehuam disa mijëra afganë. Shqipëria i ka dhënë botës shenjtoren më të re, Nënë Tereza.
Ky është parimi të cilit i qëndron Shqipëria. Ky është burimi i frymëzimit tonë për të mbështetur transformimin e Urdhrit, e qendrës së Urdhrit Botëror Bektashi në një shtet sovran brenda brenda kryeshtetit tonë Tiranës, si një qendër e re moderimi, tolerance e bashkëjetese të paqtë.