Rama e ka hallin te Shakohoxha: Si do ta komentoj golin e sulmuesit Karikari

Periskopi.com Sporti

I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” në TV Klan, kryeministri Edi Rama, në intervistën gjatë emisionit, mori një pyetje nga gazetari Arian Çani, me mesazhin imagjinar e shkruar nga Dritan Shakohoxha, drejtuar kryeministrit.

“Bastet janë mbyllur, por në treg janë futur disa kompani të fuqishme ruse?” – pyeste Shakohoxha, por Edi Rama e ktheu në disa batuta: “Kur më përmende Shakon, m’u kujtuan ato memet e Brrylit, me atë sulmuesin e Partizanit, Kuame Karikari. Tani duhet t’i qajmë hallin Shakos, se si do e thërrasë Shako kur të bëjë gol Karikari”, përcjell Panorama.

Sulmuesi Karikari është afër transferimit te skuadra shqiptare Partizani.

26 vjeçari ka karrierë të pasur në futbollin suedez dhe arab, derisa pritet ta ketë rrogën tre herë më të madhe se kryeminstri Rama. /Periskopi

Shpërndaje në: