Rakitic ‘çartet’ pas ndeshjes me Realin: Camavinga duhej të përjashtohej, Vinicius luajti me dorë
Skuadra e Real Madridit ka arritur një fitore të madhe ndaj Sevillas në “Ramon Sanchez Pijuan”.
Sevilla ishte në avantazh pas pjesës së parë me rezultatin 2-0, falë golave të Rakitic dhe Lamelas, por në pjesën e dytë ndryshoi gjithçka.
Rodrygo, Nacho dhe Benzema në fund shënuan për të vulosur ritkhimin e madh dhe për t’i dhuruar tre pikë ekipit të Ancelottit në këtë ballafaqim fantastik.
Pas ndeshjes, Rakitic theksoi se Camavinga duhej të ishte ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë në pjesën e parë – kur fauloi Martialin, teksa anulimi i golit të Vinicius ishte i drejtë – pasi sulmuesi luajti me dorë.
“Camavinga duhej të ishte përjashtuar me karton të kuq dhe goli i shënuar nga Vinicius ishte një lojë e pastër me dorë”, tha fillimisht Rakitic.
“Nuk e di pse pati kaq shumë protesta”, përfundoi ai.