Rainer Maria RILKE – Çdo të bësh ti Zot
Çdo të bësh ti Zot kur unë të vdirem?
Kur unë testi yt të bie e të thehem
kur unë pija jote do bajatisem e prishem?
unë që të jam petku, gjëja me të cilën merresh…
do humbasësh kuptimin bashkë me mua
S’do kesh më shtëpi, s’do gjesh më lundër
Do të mbetesh zbathur, këmbëlodhur
Kur dashuronjësi s’ti ço’ më selamet e tija
arratisur nga sandalet…
Do të të bije ajo shllungë e madhe nga supet
në një jastëk të ngrohtë me mua
dhe shikimet tua pushonjëse në faqet e mija
do të më kërkojnë deri në habitje mua
Dhe muzgu kur të bije
do të shtrihen
në ngrykun e gurëve të huaj
Çdo të bësh ti Zot? Kam dyshime.
____________________________________________
Çdo bësh Zot, kur unë të vdes?
Në u theva unë testi yt?
Në mu prishtë mua pijës tënde, shija?
Jam petku, veshja yte
S’të mbetët kuptim pa mua
U mor vesh, ske strehë as barkë pa mua
Do mbetesh pa selamet e sinqerta e t’ngrohta
Do të të biejnë pantallonët e kadifenjtë, do bije Unë
Do të të bjerë edhe palltoja nga shpina
Shikimi yt pushonjës do zbres në faqet e mija
Në jastëk valë të ngrohtë pambuku
Do zbres e do më kërkoj më kot mua
Dhe pa i’a dalur do shtrihet në muzg
Në shtratin e gurëve të huaj
Çdo bësh Zot? Kam dyshimet e mija.
F.S.